Këshilli Ndërfetar shkresë Ramës dhe Begajt: Ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor

nga L. M

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë komuniteteve fetare në vend (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), i është drejtuar me një shkresë zyrtare institucioneve më të larta të shtetit Presidentit, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë për të shprehur shqetësimet dhe argumentet e tij lidhur me projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”.

Këshilli ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional për garantimin e barazisë, respektimit të vlerave fetare dhe mbrojtjes së kohezionit shoqëror. Në këtë dokument, i cili shoqërohet me raportin analitik të Grupit të Ekspertëve të Këshillit Ndërfetar, theksohet se disa nga ndryshimet e propozuara ndryshojnë ndjeshëm krahasuar me ligjin aktual, duke përfshirë përkufizime të paqarta. Sipas raportit, këto formulime sjellin pasiguri ligjore, rrezik interpretimi të gabuar dhe mund të krijojnë vështirësi në zbatimin praktik të ligjit nga institucionet publike dhe private.

Këshilli Ndërfetar thekson se është plotësisht në favor të respektit dhe barazisë së çdo individi, por thekson se çdo ndërhyrje ligjore duhet të ruajë ekuilibrin midis të drejtave individuale, vlerave shoqërore dhe natyrës biologjike të njeriut. Në shkresë theksohet se ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor, veçanërisht në fushën e edukimit të fëmijëve.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje institucioneve shtetërore të zhvillojnë një proces të gjerë konsultimi publik përpara miratimit të çdo nisme të re ligjore, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Komunitetet fetare shprehin gatishmërinë për të kontribuar në një dialog të hapur e konstruktiv, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, forcimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More