KFOR ka njoftuar se kanë arritur rreth 70 automjete ushtarake dhe më shumë se 350 trupa të Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel për të zhvilluar aktivitete stërvitore së bashku me personelin e KFOR-it.
Kjo shënon përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO për qëllime trajnimi.
“Mbërritja sot e rreth 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel shënoi përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave shtesë rezervë në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, për qëllime stërvitore. Kontingjenti britanik, i përbërë nga më shumë se 350 trupa që i përkasin Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me personelin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thekson se kjo veprimtari kryhet në mënyrë të rregullt dhe synon të rrisë gatishmërinë operative të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur me efikasitet zhvillimeve përkatëse të sigurisë.
Garda Skoceze më pas do të kthehet në stacionin e saj bazë në Mbretërinë e Bashkuar.



 
			        
 
			        