Kinë – BE , përplasje për sanksionet.

nga L. M

Më 23 tetor, Bashkimi Evropian,përfshiu kompanitë kineze në raundin e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe, për herë të parë, shënjestroi rafineritë dhe tregtarët kryesorë kinezë të naftës. Lidhur me këtë, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës shprehu pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur.

Zëdhënësi theksoi se Kina ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë të autorizuara nga Kombet e Bashkuara. Veprimet e BE-së bien ndesh me frymën e konsensusit të arritur midis liderëve kinezë dhe të BE-së, dëmtojnë seriozisht kuadrin e përgjithshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-BE dhe ndikojnë në sigurinë globale të energjisë.

Ministria e Tregtisë i kërkoi BE-së që të ndalojë menjëherë listimin e kompanive kineze .Zëdhënësi theksoi se Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze, si dhe sigurinë e saj energjetike dhe zhvillimin ekonomik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More