Kjo është shkalla e papunësisë në Kosovë

nga Xh M

Sot shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç, 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës.

Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë.

Po ashtu paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.

Ndërkohë, sektori privat përbën shtyllën kryesore të punësimit, me mbi 300 mijë të punësuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More