Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore do të mbajë sesionin e 55-të

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore sot do të mbajë sesionin e 55-të në të cilin do të prezantohet “Modelimi i kërkesës afatshkurtër për paratë e gatshme në qarkullim në Maqedoninë e Veriut”, nga autorja Marija Stojkoska. 

Sesionin do ta hapë guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, ndërsa pas prezantimit të punës është parashikuar një diskutim. 

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutimin e punimeve shkencore-kërkimore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit duhet të jenë të përgatitura në përputhje me trendet dhe standardet e kërkimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi.

Në sesionet e Klubit, si platformë për diskutim dhe shkëmbim të mendimeve profesionale, mund të prezantohen edhe rezultate dhe njohuri nga hulumtime/punime në version pune. Sesionet janë me karakter publik dhe fotografitë nga ngjarja publikohen në ue faqen zyrtare të Bankës Popullore si dhe në profilet e saj në rrjetet sociale. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More