Koçiu: Besim se puna e palodhur do të vazhdojë me të njëjtin pasion e vizion

nga D. V.

Albana Koçiu, e cila u votua dje nga Kuvendi si ministre e Punëve të Brendshme, shprehu sot mirënjohjen për bashkëpunimin me çdo koleg e bashkëpunëtor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçiu, tha se me profesionalizëm, energji dhe zemër ata e kthyen çdo ditë pune në një mision për qytetarët.

“Dy vite plot punë, sfida e suksese. Sot mbyllim bashkë një kapitull të rëndësishëm për mua, në shërbim të shëndetit dhe përkujdesjes ndaj qytetarëve. Një rrugëtim që më mësoi shumë, me sfidoi dhe më dha mundësinë të jem pranë njerëzve në momente jo fort të lehta për ta”, theksoi Koçiu.

Koçiu tha se “largohem nga kjo detyrë me bindjen se kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me besimin se puna e palodhur do të vazhdojë me të njëjtin pasion e vizion”.

“Faleminderit nga zemra për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm së bashku”, përfundoi Koçiu.

Koçiu ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prej shtatorit 2023.  Përpara kësaj detyre, Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Në 11 shtator kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së e propozoi Koçiun për postin e ministres së Punëve të Brendshme. Ditën e djeshme Kuvendi miratoi qeverinë e re, ndërsa sot pritet të bëhet betimi i qeverisë në Presidencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More