Kodi i ri Penal, Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

nga L. M

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Në njoftimin pas takimit, Lamallari thotë se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal.

“Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent”, thotë Lamallari.

Deklarata e plotë:

Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor në Council of Europe, si dhe znj. Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në forcimin e shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike dhe harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet europiane. Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent.

Gjatë diskutimit ndava edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës edhe në një sërë projektesh konkrete për asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More