Kokalari: Toleranca fetare, elementi ku Shqipëria kontribuon më së miri

nga D. V.

 Eurodeputetja Arba Kokalari tha sot se “BE është një klub ku të gjithë ndajnë të njëjtat vlera, si të drejtat e njeriut, lirinë individuale dhe tolerancën për njëri-tjetrin”.

Nga punimet e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku u zhvilluan punimet e Sesionit II, Kokalari tha se shqiptarët janë ndër popujt e Evropës që kanë vuajtur më shumë shkeljen e të drejtave të njeriut, sidomos ajo që ka ndodhur në kohën e komunizmit.

“Gjithë historia e komunizmit do të jetë një rikujtesë për pjesën tjetër të BE-së, se sa e rëndësishme është që të luftojmë për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Toleranca fetare është një tjetër element ku Shqipëria kontribuon më së miri. Këto kërkesa që BE ka për Shqipërinë që të plotësojë të gjitha kriteret, janë themeli mbi të cilin kjo do t’ju bëjë juve një vend anëtar në BE”, tha ajo.

“Ne shohim shumë presion në BE nga Rusia, por edhe nga Kina, Irani dhe nga diktaturat e tjera që duan të shkatërrojnë vlerat bazë të BE-së, që është uniteti ynë. Ato po sulmojnë shumë shtete anëtare, të drejtat e njeriut, të drejta e komunitetit LGBT etj. Kur të bëheni anëtarë të BE-së, ju do të jeni me ne në luftën kundër këtyre forcave kundërperëndimore që përpiqen ta shkatërrojnë BE-në. Të drejtat e njeriut dhe liria e fjalës, të drejtat e minoritetit dhe respekti për median e pavarur, janë vlerat bazë të të drejtave të njeriut”, tha Kokalari.

Sipas saj, “puna e madhe që Shqipëria ka bërë në shumë mënyra për të plotësuar kriteret nuk përfundon kur vendi ynë të bëhet anëtar i BE-së, ndërsa në 2030 fillon puna për të garantuar të drejtat themelore për gjithë shqiptarët në këtë vend”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More