Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri nga Korça në gjendje të rëndë

nga D. V.

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kokrra e fasules i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, gjë që ka bërë që gjendja e të miturit të përkeqësohet.

Fëmija është paraqitur menjëherë në Pediatrinë e qytetit juglindor, por duke parë përkeqësimin e gjendjes së tij, ai është nisur urgjentisht në drejtim të Tiranës. (A2 cnn)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More