Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka akorduar 500 mijë denarë për Koçanin

nga Xh M

Dibër, 21 mars – Këshilli i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar Vendim për akordimin e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.

“Mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Medat Kurtovski, në të cilën këshilltarët unanimisht kanë miratuar vendim për miratimin e mjeteve financiare në shumë prej 500 mijë denarëve, të cilat do të paguhen nga buxheti i komunës”, njoftojnë nga komuna.

Seanca e udhëhequr nga Teuta Mirto, mjeke në Qendrën shëndetësore “Ruse Boshkovski” në Rostushë, filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More