Konfirmohen 35 vendet pjesëmarrëse në “Eurovision 2026” në Vjenë

nga D. V.

Tridhjetë e pesë vende do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës “Eurovizion” të vitit 2026 në Vjenë, njoftoi sot Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), pas vendimit të një numri vendesh për të bojkotuar garën pasi Izraeli u lejua të merrte pjesë.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së i hapën rrugën pjesëmarrjes së Izraelit, në fillim të këtij muaji, pavarësisht thirrjeve për ta përjashtuar atë nga “Eurovizion” për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza.

Në përgjigje, transmetuesit nga Spanja, Holanda, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda kanë planifikuar të bojkotojnë edicionin e vitit të ardhshëm.

Tre vende të tjera – Rumania, Bullgaria dhe Moldavia – do të kthehen në Eurovizion për herë të parë pas disa vitesh.

“Eurovizion”, konkursi më i madh i këngëve në botë – është lënë në hije për disa javë – për shkak të debatit rreth pjesëmarrjes së Izraelit.

Javën e kaluar, fituesi zviceran i “Eurovizion 2024”, Nemo, u zotua se do të kthente trofeun në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e ardhshëm, duke përmendur veprimet ushtarake të vendit në Gaza.

Vjena do te prese për herë të tretë, konkursin muzikor – i cili u mbajt në vitet 1967 dhe 2015. Finalja do të zhvillohet më 16 maj. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More