Konfirmohet lista e kandidatëve që do të thirren për intervistë për gjyqtarë në GjEDNj

nga Xh M

Shkup, 8 tetor – Janë 11 kandidatë, përfshirë Dekanin e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Sasho Georgievski; ish-gjyqtaren kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska; gjyqtaren në Gjykatën e Apelit të Shkupit, Ola Ristova; zëvendësdrejtoreshën e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Ilir Iseni; anëtarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski; avokaten Jelena Ristiç; avokatin Toni Menkinoski.

Kjo është procedura e dytë për përzgjedhjen e një gjyqtari nga vendi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi Qeveria e anuloi atë të mëparshmen këtë verë, pa dhënë një shpjegim specifik për arsyet, përveç se kriteret nuk ishin përmbushur.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) në Strasburg sot e mbajti seancën e dytë në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën u përcaktua lista e kandidatëve që do të ftohen në intervistë.

Seanca e Komisionit, e kryesuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vjen pasi këto ditë përfundoi njoftimi i aplikimit të kandidatëve që duhet të zëvendësojnë Jovan Ilievskin, mandati i të cilit skadon në GjEDNj.

Kandidatët që do të thirren për intervistë: Ola Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber, Jordan Apostolski, Aleksandar Dashteski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug. Ata do të thirren për intervistë më 20 tetor.

Deri te Komisioni kishin aplikuar 20 kandidatë: Velimir Delovski, Sonja Petrusheva, Ola Ristova, Aleksandar Goxho, Toni Menkinoski, Valentin Pepelugoski, Gjoko Zhivkovski, Andrej Dimovski, Natasha Gaber, Jordan Apostolski, Lidija Nedelkova, Aleksandar Dashtevski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova, Edita Naskova, Aleksandar Lazov dhe Ana Dangova Hug.

Në Gazetën Zyrtare më 14 prill u publikua shpallja për përzgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit aktual të Maqedonisë së Veriut në GJEDNJ, Jovan Ilievski, do të përfundojë në shkurt të vitit 2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More