Konflikti nisi për motive të dobëta/ Çfarë ndodhi mes të miturve në Kamëz, policia jep detajet: Tre 16-vjeçarë të lënduar

nga Xh M

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More