Konjufca pasi u mandatua për kryeministër: Albin Kurti, do të mbetesh kryeministri më i mirë

nga D. V.

Mandatari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në fjalën e tij menjëherë pasi u mandatua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka lavdëruar atë duke thënë se ka qenë kryeministri më i mirë, raporton Ekonomia Online.

“I dashur bashkudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuar kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës miku im Albin Kurti, më lejo se qysh në fillim du me  siguri diçka që populli pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se vitin 2021. Pa dyshim se ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasë shteti ynë”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Ai tha se me përulje e pranon këtë, për të qenë shërbëtor i interesit publik.

“Me përulje dhe obligim më duhet ta pranojë këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm për mandat kryeministri. Këtë e bëjë si thirrje nga detyra, e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. Cili është interesi më i thellë i popullit dhe shtetit tonë në situatën në të cilën ndodhemi. Lëvizja Vetëvendosjes e ka definuar këtë në dy shtylla në rrethana aktuale. Së pari shmangia e dy palë zgjedhjeve  të mundshme brenda  tre muajsh dhe së dyti votimin  e buxhetit për vitin 2026 pa ë cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë”, deklaroi Konjufca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More