Konkurse për punësime në disa ministri dhe dogana

nga D. V.

Shkup, 19 maj – Disa Ministri dhe institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur konkurse për punësime të reja në pozita të ndryshme të administratës publike, përcjell INA.

Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale kërkon dy këshilltarë – një për efikasitet energjetik dhe një për koordinimin e planifikimit strategjik.

Ministria e Financave ka hapur konkurs për katër pozita të nivelit të lartë, përfshirë auditor të brendshëm për IPA, bashkëpunëtorë për analiza makroekonomike dhe menaxhim të borxhit publik.

Në Ministrinë e Transportit priten dy emërime të reja në pozita drejtuese – ndihmësdrejtorë për sektorin financiar dhe për marrëdhënie me publikun.

Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike po angazhon dy bashkëpunëtorë të rinj me rrogë bazë prej 30.173 denarë.

Drejtoria e Doganave shpall 13 pozita të lira – përfshirë 5 këshilltarë në kabinetin e drejtorit dhe vende të tjera në degët e Shkupit, Kumanovës dhe më gjerë. Afati për aplikim është deri më 23 maj 2025.

Po ashtu, Instituti për Shëndet Publik shpall konkurs për katër punësime të reja, ndërsa Qendra Shtetërore e Provimeve kërkon tre shërbyes civilë.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More