Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit Christopher Landau, ku u diskutua bashkëpunimi ekonomik dhe përkushtimi i përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se ky takim është për më shumë siguri, më shumë zhvillim e  më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Osmani.

Ndërsa zv.Sekretari i Shtetit në një postim zyrtar në rrjetin “X”,  ka theksuar se me presidenten Osmani kanë biseduar për fushat e bashkëpunimit.

“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuam për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehëm besimin se zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga ndarjet e së kaluarës, duke promovuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, ka shkuar ai.

Ky takim vjen në një kohë kur Kosova synon të zgjerojë bashkëpunimin me SHBA-në jo vetëm në aspektin diplomatik dhe të sigurisë, por edhe në drejtim të investimeve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve afatgjata, si themel për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të integruar në strukturat euroatlantike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More