Kosto për jetesë shënoi rritje

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e Kostos e jetesës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse edhe çmimet me pakicë.

“Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2025, krahasuar me muajin maj të vitit 2024, shënon rritje prej 3.3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 1.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me prillin e këtij viti, në maj është regjistruar rritje e inflacionit për 1.5 përqind.

“Rritja e inflacionit në maj të vitit 2025, krahasuar me prillin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike për 4.1%, Mallra dhe shërbime të tjera për 1.5%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.8%, Veshmbathje për 0.5%, Rekreim dhe kulturë për 0.4% dhe Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse dhe Mbrojtje shëndetësore për 0.1%”, sqaroi Enti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More