Kryediplomatja e re shqiptare flet për Kosovën dhe integrimin e saj euroatlantik në “International Crisis Group” në New York

nga D. V.

Kryediplomatja e re shqiptare, Elisa Spiropali, ndër angazhimet e saj të para në krye të këtij posti kishte edhe vizitën në New York ku po mbahet Asambleja Parlamentare e OKB-së.

Në kuadër të kësaj vizite, Spiropali vizitoi organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Neë York, e cila është e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.

Aty Spiropali tha se ka folur për Kosovën dhe për sigurinë e vendit përmes integrimin euroatlantik.

“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More