Kryeministri Rama dhe ministrat betohen para Presidentit Begaj

nga D. V.

Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj janë duke marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Presidencë.

Ceremonia e betimit e qeverisë së re në Presidencë nisi në orën 10:00. Cermonia filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, teksa më pas u lexua dekreti i Presidentit Begaj për qeverinë e re e të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas leximit të dekretit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe duke vijuar me radhë të gjithë anëtarët e qeverisë kryen betimin.

Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.

Seanca plenare e një dite më parë në Kuvend zgjati vetëm 25 minuta, pasi u ndërpre pas debateve mes palëve për shkak të fjalimit të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella, fjalë e cila u vendos nga teksa po fliste kryeministri Edi Rama. Qeveria e re mori 82 vota mes zhurmës e kundërshtive nga opozita.

Qeveria e re e miratuar në Kuvend:
Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Betimi i Kryeministrit Rama dhe qeverisë në Presidencë – Foto: Andrin Hoxha dhe Flor Abazaj

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More