Shkup, 9 maj – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dërgoi urim për papën e ri të Kishës Katolike Romake me rastin e zgjedhjes së tij.
“Në frymën e fjalimit të parë të Papa Leonit XIV (Leo XIV), drejtuar besimtarëve katolikë, shpreh dëshirën që papa i ri të sjellë më shumë përshpirtshmëri e më shumë etikë, ndërsa puna e tij të jetë shteg në rrugën e paqes, të tolerancës fetare dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve, si e vetmja rrugë e drejtë për shpëtimin dhe përparimin e botës, e cila sot po përballet gjithnjë e më shumë me sfidat e konflikteve dhe përplasjeve”, thuhet në urim.