Kryetari i Shoqatës SOS Vita Shkup viziton kryeqytetin e Turqisë, Ankara

nga Redaksia

Ankara, 1 qershor – Kryetari i Shoqatës SOS Vita Shkup, z. Ertan Shakiri, vizitoi kryeqytetin e Turqisë, Ankaran, ku qëndroi për disa ditë dhe u prit nga MHP (Partia Nacionaliste e Lëvizjes) Nënkryetari dhe Zv. Kryetari i Aferave Sociale, Gruaja dhe Politikat Sociale të Turqisë,prof. dr. Ahmet Selim Yurdakul. Gjatë takimit, u diskutuan tema shumë të rëndësishme lidhur me aktivitetet dhe projektet e ardhshme të shoqatës, me theks të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës për personat me nevoja të veçanta.

Profesor Doktor Ahmet Selim Yurdakul, shprehu kënaqësinë për takimin dhe theksoi mundësinë e krijimit të një bashkëpunimi të frytshëm mes dy vendeve. Ai e vlerësoi udhëtimin e z. Ertan Shakiri dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur një projekt të madh në qytetin e Shkupit, që do të ndihmojë në integrimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta.

Në javët në vijim, priten takime të rëndësishme dhe zhvillime të mëtejshme lidhur me këto projekte në Ankara, që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More