Kursimet në lekë katërfish më të larta se ato në euro

nga L. M

Depozitat bankare në vend u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë. Tendenca më e dukshme lidhet me kursimet në monedhën vendase, të cilat u zgjeruan katër herë më shumë krahasuar me ato në euro.

Ekspertët shpjegojnë se ky zhvillim lidhet me normat më të larta të interesit të vendosura nga Banka e Shqipërisë, të cilat kanë bërë kursimet në lek më të leverdishme.

“Normat e interesit për depozitat në lek kanë qenë ndjeshëm më të favorshme, çka i ka shtyrë qytetarët dhe bizneset të orientojnë kursimet drejt monedhës vendase”, tha Artur Ribaj, ekspert i financave.

Nga ana tjetër, rritja e kursimeve tregon edhe një prirje të qytetarëve për të frenuar konsumin, duke preferuar ruajtjen e parasë në banka në vend që ta investojnë apo shpenzojnë.

“Kjo rritje e kursimeve është tregues i një sjelljeje më të kujdesshme financiare, por ka ndikim edhe në ekonomi, pasi ngadalëson qarkullimin e parasë dhe kërkesën për kredi.”

Megjithatë, bankierët parashikojnë se trendi mund të vijojë, sidomos nëse normat e interesit mbeten në nivelet aktuale dhe stabiliteti i lekut forcon besimin e kursimtarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More