Kurti bëri homazhe në Rezallë

nga Xh M

Në 26-vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi 98 burra dhe djem të rinj që u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë.

“Familjarët kujtuan ditët e tmerrshme të prillit 1999, kur forcat serbe, në përpjekje të zhdukjes së krimit, pas vrasjes së civilëve ua rrëmbyen dhe zhdukën kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Rikujtuan 30 shtatorin e vitit 2021, kur nga Kizhevaku i Serbisë, u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kurti tha se kjo dhe masakrat e tjera të kryera nga Serbia janë dëshmi e gjenocidit në Kosovë, që njihet edhe botërisht. Andaj, drejtësia vendore duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojë, në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e të dënohen.

“Sot e gjithnjë, u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e të dashurve tonë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të tyre”, tha Kurti.

Ai theksoi se duke nderuar të kaluarën, me drejtësi për viktimat dhe familjet, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë, ku brezat e rinj rriten të lirë e të sigurt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More