Kurti i reagon Vuçiqit: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë duke thënë se kjo është ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Ekonomia Online. Kurti tha se kjo ndërhyrje e Serbisë është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Evropë.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë këtë veprim të Beogradit zyrtar  i cili po ndërhynë në zgjedhjet demokratike.

“Nuk kanë si të cilësohen ndryshe përveç ndërhyje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetëror të Serbisë së vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish kryeministri së Serbisë tash këshilltar i presidentit atje, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në  Kosovë. Misioni për vëzhgimin e për zgjedhje e BE-së të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrjen e  Serbisë në zgjedhjet tona, ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të një shteti. Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrjeje që bënë Serbia tani në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, i bëjmë thirrje BE-së ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit zyrat në zgjedhjet në Kosovë dhe ta sanksionojë Serbinë për  veprimet që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen Qeverisë.  

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More