Kurti komenton rezultatin exit polleve: Ajo çka ndodhi me 12 tetor duhet të hetohet

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë folur për rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit, e ku tha se VV do ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh, raporton Ekonomia Online. Ndërsa ka thënë se rezultatet e exit polleve duhet të hetohen e hulumtohen.

“Dua të falënderoj edhe institucionet e Republikës që mundësuan që procesi të shkojë edhe mirë edhe sigurtë. VV ka një histori  vetëm 12 vjeçare, pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në 2013 për herë të arë garuam në zgjedhjet lokale dhe fituam kryeqytetin, Prishtinë. Në 2017, rifituam  Prishtinën dhe shtuam Prizrenin dhe Kamenicën. Në 2021 shkuam në balotazh në 12 komuna dhe fituam Gjilanin, Kamenicën. Podujevën dhe Shtimen. Pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri në 2022, në zgjedhjet e jashtëzakonshme fituam gjithashtu edhe Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqin. Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve preliminare VV ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Me vota nga diaspora mund të dalë që kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Që I bie që në katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh, ndërkohë jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh…“, tha ai.

Ndërkohë që ka shtuar se, ‘‘Kjo është dhurata me e çmueshme dhe urimi më I mirë që e kemi marrë nga populli I Kosovës në këtë përvjetor të VV.  Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë. Nga sot ne i përvishemi punës për balotazhe. Synimi ynë është I qartë që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna, të kthehet ose të vazhdojë‘‘.

Ai ka komentuar edhe rezultatet e exit polleve për çka tha se duhet të hetohen.

“Ajo çka ndodhi me 12 tetor rreth raportimeve duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një heqje por për një ingjeniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More