Kurti njofton për projekte rrugore në Viti, përfshirë rrugën për Stubëll

nga L. M

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për realizimin e katër projekteve të rëndësishme rrugore nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në komunën e Vitisë.

Sipas Kurtit, projektet e tjera rrugore në komunën e Vitisë përfshijnë Rrugën Viti – Korbliç – Kaçanik, rrugën Mjak dhe Debelldeh dhe  rrugën e Vërnakollës

Vlera e investimit për këtë rrugë është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë, nga MMPHI, gjatë këtij mandati qeverisës, është mbi 8 milionë euro.

Ai ka vlerësuar se rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Stubëll për shkak të vlerës historike e kulturore që ka ky fshat, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More