Kushdo që e këput këtë tulipan në Turqi mund të paguajë një gjobë prej rreth 1,800 eurosh!

nga D. V.

Në një park kombëtar në në rrethin Manisa të Turqisë, ku ndodhen mbi 100 lloje bimësh, ka filluar të çelë edhe një specie e rrallë dhe e mbrojtur e quajtur ‘Tulipani i Manisës’ (tulipa orphanidea).

Dhe me ngrohjen e motit, pamjet mahnitëse kanë tërhequr shumë vizitorë që fotografojnë lulen e veçantë, përcjell Telegrafi.

Për të mbrojtur këtë specie të kërcënuar, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka rritur masat.

Përveç dënimeve për këputjen e luleve, tani ndëshkohen edhe ata që dëmtojnë rrënjët e saj.

Në këtë drejtim, gjoba për shkatërrimin e biodiversitetit këtë vit është rritur në 80,460 lira turke (rreth 1,800 euro).

Rajoni monitorohet me kamera të fshehta, ndërsa rojet e pyjeve u bëjnë thirrje vizitorëve për kujdes dhe ndërgjegjësim ndaj natyrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More