Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 21 janar 2025

nga D V

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësiravë të shpeshta.

Pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu, si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

 

 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 2 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More