Kuvendi miraton rezolutat për veprimtarinë vjetore të katër institucioneve të pavarura

nga D. V.

Kuvendi miratoi sot 4 rezoluta për veprimtarinë për vitin 2024 të 4 institucioneve të pavarura pa diskutime pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi kalim të menjëhershëm në votim pas debateve në seancë.

“Fjala për procedurë merret vetëm një herë. Kam parë këtu kanë ndodhur shumë gjëra sot, Keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Për procedurë, konstatoj se pjesa tjetër e sallës nuk do që të hyjmë në rendin e ditës, e për pasojë propozoj kalimin në votim. Ju lutem, hidheni në votim propozimin tim për 4 pikët e rendit të ditës. Janë 4 rezoluta, ndërkohë shqyrtimi i mocioneve me debat të kalojë në seancën pasardhëse”, tha Balla.

Pas hedhjes në votim, deputetët e mazhorancës votuan pro kalimit në votim pa diskutime.

Kështu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 2 kundër rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro rezolutën për veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro rezolutën për veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro edhe  rezolutën për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More