“Ky është momenti ynë historik” — Ahmeti fton për bashkëpunim drejt perspektivës evropiane

nga Redaksia

Dollnen, 25 shtator – Aleanca Kombëtare për Integrim hap zyrtarisht sonte shtabi komunal zgjedhor në Dollnen. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur tubimin duke e cilësuar si një dëshmi të gjallë të mobilizimit mbarëkombëtar në prag të plebishitit të 19 tetorit, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë fjalimit të z. Ahmeti ai tha: “Sonte u konfirmua edhe njëherë mobilizimi kombëtar për plebishitin e 19 tetorit. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë: shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë! Të gjithë me një zë ishim: nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar.”

Ai më tej shtoi se “Nuk lejohet më shkelja e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, me punë të përbashkët dhe me synim të qartë drejt perspektivës sonë evropiane. Miq, ky është momenti ynë historik.”

Në fund të fjalimit z. Ahmeti tha “Ky është çasti që bashkë të vendosim për fatin tonë. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë! Vetëm të bashkuar!”.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More