Prilep, 21 tetor – Në Prilep është duke u zhvilluar një aksion i gjerë i Policisë Financiare, i cili lidhet me dyshime për keqpërdorime dhe veprimtari kriminale në punën e spitalit të qytetit, njoftojnë burime nga terreni.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Makfax”, janë arrestuar disa persona që kanë pasur pozita drejtuese në spitalin e Prilepit.
Nga Prokuroria Themelore Publike konfirmuan pasditen e sotme se aksioni po zhvillohet me urdhër të tyre.
“Po ndërmerren veprime në lidhje me një procedurë që përfshin dyshime për abuzime nga disa persona në menaxhimin e spitalit të Prilepit. Aksioni është në zhvillim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.
