reu i “Shqipëria Bëhet”, në një konferencë për gazetarët pas përplasjeve me aleatin e tij Endri Shabani për mandatin e deputetit në Tiranë deklaroi se dorëhiqet nga mandati i deputetit që fitoi nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të “Nismës Thurje”, që të bëjë të njëjtën gjë.
Lapaj tha se po mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do i kalojë të parës së listës së koalicionit, kandidates Greta Ambeli.
Gjithashtu, Lapaj akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj, teksa bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe grindjen për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova, zoti Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse zoti Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli”, tha Lapaj.
Lapaj aludoi se “ideja është që të mos shkojë Lapaj në parlament, ndaj duan zotin Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama”.
Adriatik Lapaj u shpreh se është zhgënjyer nga aleati i tij, Endri Shabani pas përplasjes për mandatin, ndërsa shtoi se qëllimi është që t’i jepet Shqipërisë një model gare.
“Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota”, vijoi ai.
“Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundi”, u shpreh Lapaj.