Largohet drejtoresha e QSUT, Alma Cani, ja kush e zëvendëson

nga Xh M

Lëvizje të reja në kupolën e QSUT-së. Mësohet se është larguar Alma Cani nga drejtimi i QSUT-së, vetëm 14 muaj pasi mori detyrën më 25 mars të vitit të kaluar. Ish-drejtoresha, e njohur më parë si shefe e Reanimacionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka lënë ditën e sotme stafetën.

Në vend të saj, pritet të emërohet pediatrja onkohematologe, profesoresha Donjeta Bali. Burime bëjnë me dije se prezantimi i saj me stafin drejtues të QSUT do të bëhet të enjten.
Profesoreshë Bali nuk është një emër i panjohur për këtë institucion. Ajo është pjesë e QSUT prej më shumë se dy dekadash, ku ka ofruar kujdes të specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjeve të rralla.

Mbetet për t’u parë se çfarë drejtimi do të marrë QSUT nën drejtimin e profesoreshës Bali, ndërsa priten edhe reagimet e para pas këtij ndryshimi në krye.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More