LD: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – Kuadrot e ZNAM-it kanë një vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare.

Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët.
Prisnim që ministri Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balansuesit në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike.

Pikërisht kjo është keqpërdorim me balansuesin, për të cilin Ministria e tij nuk duhet të heshtë. Në të njëjtën kohë, është më racionale që Dimitrievski dhe Minçev të bëjnë një listë të institucioneve shtetërore në të cilat ende nuk ka qasje për shqiptarët. Ulja e përqindjeve të shqiptarëve është folklor parazgjedhor dhe një argument plus pse duhet shfuqizuar balansuesi dhe të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Një qasje e tillë do të eliminojë disa politikanë si Dimitrievski dhe Minçev që të vendosin se sa dhe çfarë shqiptarësh do të punësohen në administratën publike!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More