Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

nga D. V.

Ekspertja tregon pse është e rëndësishme që fëmijët ndonjëherë të luajnë jashtë vetëm, pa mbikëqyrjen e të rriturve – sigurisht, kur janë mjaft të rritur dhe mjaftueshëm të pjekur për këtë

Fëmijët e gjeneratave të mëparshme luanin jashtë gjatë gjithë ditës, shumë shpesh pa mbikëqyrjen e të rriturve, gjë që nuk ndodh shpesh sot.

Koha dhe rrethanat ishin të ndryshme, megjithatë drejtoresha e organizatës Early Childhood Ireland, Teresa Heeney, paralajmëron se fakti që prindërit vëzhgojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre, veçanërisht kur ata janë jashtë, ndikon keq në zhvillimin e të vegjëlve.

“Kur u jepni fëmijëve kohë, besim dhe mundësi për të luajtur, loja mund të fillojë në një mënyrë dhe më pas të kthehet në diçka krejtësisht ndryshe ditën tjetër. T’u japësh fëmijëve mundësinë të enden të lirë dhe besimin se nuk duhet të jenë vazhdimisht nën mbikëqyrje, u mundëson atyre ta çojnë lojën në nivele që as nuk e dinin se mund t’i arrinin. Është shumë e rëndësishme të kesh besim tek fëmijët, sepse ata bëhen mjeshtër të lojës së tyre, thotë Teresa Heeney, transmeton Telegrafi.

Fëmijët mësojnë duke vepruar vetë

Teresa Heeney thekson se fëmijët mësojnë kur bëjnë gjërat vetë: “Ata e dëgjojnë dhe kuptojnë çfarë do të ndodhë dhe kanë diçka që vetë e kontrollojnë. Kjo do të thotë se mësojnë si të përdorin diçka, cili është qëllimi i saj. Mësojnë për njerëzit me të cilët luajnë, mësojnë si funksionojnë familjet dhe kulturat e tjera,” thekson ajo.

Loja dhe shoqërimi

Heeney thotë se fëmijët, duke luajtur vetëm jashtë, mësojnë jo vetëm rregullat e lojës, por edhe sa të rëndësishme janë marrëdhëniet shoqërore.

“Kur fëmijët luajnë vetë, ndryshe nga kur të rriturit i mbikëqyrin apo i drejtojnë vazhdimisht, ata bëhen të rritur shumë më të sigurt dhe më të pavarur,” shpjegon ekspertja.

Duke i krahasuar fëmijët që janë rritur pa mbikëqyrje të vazhdueshme me ata të sotmit, të cilët prindërit nuk i lënë asnjë çast vetëm, Heeney thotë: “Mendoj se ne dikur dinim më shumë për botën. Ndoshta kishim më shumë njohuri edhe për rreziqet jashtë.” 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More