Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid, e lavdëroi Presidentin Donald Trump në një fjalim në parlament dhe tha se lideri amerikan duhet të shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe vitin e ardhshëm.
“Kur u zgjodhët, shpallët se do të ishit ‘Presidenti i Paqes’. Ju e keni mbajtur fjalën”, tha Lapid përkrah Trumpit. “Fakti që ju nuk u shpërblyet me Çmimin Nobel për Paqe është një gabim i rëndë i komitetit – por ata nuk do të kenë zgjedhje, zoti President. Ata do të duhet t’jua japin vitin e ardhshëm”.
Lapid tha se Trump ka arritur “të paimagjinueshmen”, por se tani Izraeli duhet të “marrë përgjegjësi” për hapat e ardhshëm.