Linja telefonike 192 për paraqitje në polici është ndërprerë për shkak të problemit teknik, në funksion është numri 112

nga Xh M

Shkup, 12 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme kumton se linja telefonike 192 është ndërprerë për shkak të problemit teknik.

Siç ceket në kumtesë, qytetarët ë cilët kanë nevojë, mund ta shfrytëzojnë numrin 112, deri në mënjanimin e problemeve teknike.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se numri 192 për shkaqe teknike për momentin nuk është në funksion, po ndërmerren masa për mënjanimin e tyre. Ju informojmë se në funksion është numri 112 dhe qytetarët të cilët kanë nevojë mund ta shfrytëzojnë këtë numër”, ceket në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More