Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në fokus të këtij aksioni kanë qenë varrezat e makinave.
Rama tha se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
Shikojeni ç’bëhet me varrezën e “provave” në Vlorën Turistike”, shkruan Rama.
🔴 Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara,