Shkup, 15 tetor – Një grua nga Shkupi pasdite publikoi në rrjetet sociale se një copë llamarine e madhe kishte rënë nga një ndërtesë në ndërtim mbi trotuarin dhe shtigjet për biçikleta në bulevardin “Ilindenska” në Shkup.
“Alo Shkup? A mund të lëvizim të sigurt pa u frikësuar për jetën tonë? Sa viktima duhen që më në fund të vihet një rregull në gjithë këtë që po ndodh rreth nesh? Një minutë para se të binte kjo llamarinë kalova këtu dhe nuk kishte as njerëz, as ndonjë shenjë që të paralajmëronte se po ndërtohej apo shembej diçka, apo që kishte rrezik që të bien objekte kështu papritur në mes të shtigjeve dhe trotuarit në Ilindenska – rrugë që është vazhdimisht aktive. Duhej të binte mbi ndonjë njeri që të reagonit dhe të vendosnit ndonjë rregull për këtë ndërtim dhe shkatërrim të vazhdueshëm? TMERR! Shikoni nga të gjitha anët – askund nuk jemi të sigurt!”, shkruan gruaja në Facebook.
