Lloga: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë që nuk ka letërnjoftim biometrik

nga D. V.

Shkup, 6 nëntor – Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik.

“Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike.

Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi një gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve).

Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të gjithë këtyre dokumenteve personale në biometrike”, shkruan Lloga.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More