Llojet e femrave që tërheqin meshkujt

nga D V

Edhe pse çdo mashkull ka shije të ndryshme për femrat, ekzistojnë disa gjëra të cilat ata i duan t’i shohin në trupin e femrës.

Meshkujt zakonisht në trupin e femrës i tërheqin karakteristikat të cilat tregojnë shëndet të mirë dhe plleshmëri.

Bel të hollë dhe kërdhokulla të gjera
Këto karakteristika meshkujt i lidhim me lindjen e fëmijëve. Pavarësisht a ka të bëjë me lindjen apo jo, shumica e meshkujve dëshiron të shohë bel të hollë dhe prapanicë të madhe tek femrat.

Zë të lartë
Meshkujt zërin e lartë dhe të këndshëm tek femrat e lidhin me rininë dhe feminitetin.

Flokë të bukur
Flokët të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm, të dendur dhe të gjatë janë diçka që çdo mashkull i do. Këto karakteristika të flokëve lidhen me shëndetin dhe kultivimin.

Buzëqeshja
Femra e buzëqeshur dhe e lumtur është diçka që rrezaton shumë e bukur. Meshkujt duan që tek femra të shohin buzëqeshjen dhe pas buzëqeshjes edhe dhëmbë të bukur.

Pak grim
Edhe pse shumica e femrave konsiderojnë që duhet patjetër të jenë shumë të zbukuruara (me grim) në mënyrë që të joshin gjininë e kundërt, kjo është lajthitje. Meshkujt duan që tek femra të shohin bukurinë natyrore, të theksuar me grim suptil.

Ngjyra e kuqe
Kjo ngjyrë është ngjyrë e epshit dhe shton joshjen. Kjo është rregull jo vetëm te njerëzit, por edhe tek shtazët. Kur femra bart fustan të kuq apo i bën buzët të kuqe, ajo bie më mirë në sy.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More