Lopët në autostradë, shkaktohet aksident në magjistralen Shkup – Tetovë

nga D V

Një aksident i pazakonshëm ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Shkup – Tetovë kur një autobus ka goditur tufën e lopëve që po lëvizte përgjatë rrugës.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale dhe kafshëve të lënduara. Ky aksident, mbrëmë ka shkaktuar bllokim trafiku dhe radhë të gjata të automjeteve në autostradë.

Në videon e publikuar nga TV21 shihet autobusi i dëmtuar me xhamin e përparmë dhe një lopë e shtrirë në asfalt, dukshëm e plagosur, si dhe lopë që nuk i kanë mbijetuar përplasjes.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë ka raportuar se për shkak të aksidentit trafiku është devijuar përgjatë rrugës së vjetër nga Shkupi në Tetovë.

Më vonë MPB-ja njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, kur autobusi me targa të Tetovës, si dhe dy vetura me targa të Shkupit, kanë goditur lopët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More