Lufta e tarifave edhe në industrinë e filmit

nga V.E.

Lufta e tarifave prek edhe industrinë e filmit . Kështu Kina njoftoi të enjten planin për të reduktuar në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë të importuar, sipas Administratës së Filmit të Kinës.

Një zëdhënës i Administratës Kombëtare të Filmit të Kinës, tha se në mënyrë të pashmangshme do të ulin më tej favorizimin e audiencës vendase ndaj filmave amerikanë.

“Ne do të ndjekim rregullat e tregut, do të respektojmë zgjedhjet e audiencës dhe do të reduktojmë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë të importuar. Kina është tregu i dytë më i madh i filmit në botë. Ne i përmbahemi gjithmonë një niveli të lartë hapjeje me botën e jashtme dhe do të prezantojmë filma të shkëlqyer nga më shumë vende të botës për të përmbushur kërkesat e tregut.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More