“SOLO” është kënga debutuese e shumëpritur e LUISA-s, pjesë e EP-së së saj të parë nën shtëpinë muzikore prestigjioze “Broke Records”, e njohur për artistë si Sevdaliza, Blackbear dhe JMSN.
Kjo këngë u krijua dhe regjistrua në Los Angeles, ku LUISA bashkëpunoi me shokun dhe producentin e saj, Taylor Wilzbach, dhe shkrimtaren e këngëve Carol Mak.
Kënga “SOLO” fillimisht ishte menduar për një artist tjetër, megjithatë, tema e këngës pasqyronte aq shumë përvojat personale të LUISA-s në Los Angeles, saqë ajo vendosi ta bënte pjesë të rrëfimit të saj artistik.

Me një tingull që kombinon pop-in dhe influencat e hip-hop-it, “SOLO” reflekton stilin muzikor të artisteve si Doja Cat, Camila Cabello dhe Sabrina Carpenter. Një fakt Interesant është se kënga u krijua brenda një dite të vetme, pas një feste në North Hollywood, gjë që tregon spontanitetin dhe kreativitetin që qëndron pas këtij projekti.
Dëgjoni këngën përmes link-ut më poshtë:
