Mac Allister: ‘Courtois bëri disa pritje të mrekullueshme, por Liverpooli ishte skuadër më e mirë dhe e meritonte fitoren’

nga D. V.

Alexis McAllister vlerësoi fitoren 1-0 të Liverpoolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi ishte golashënuesi i vetëm në ndeshje dhe arriti që me golin e tij t’ia fitonte duelin Liverpoolit në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte një ndeshje e mirë kundër një skuadre shumë të fortë. Është një fitore e rëndësishme, por ne e dimë se duhet të ruajmë vrullin. Është e rëndësishme të qëndrojmë të sigurt. Sot është një ditë e mirë”, tha Mac Allister pas ndeshjes.

“Ne të gjithë e dimë që Courtois është një portier fantastik. Ai bëri disa pritje të mrekullueshme, por mendoj se ne ishim më të mirë sot dhe e merituam fitoren”, tha mesfushori i Liverpoolit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More