Kandidatja e propozuar nga Partia Socialiste për kryetare bashkie në Tiranë, Ogerta Manastirliu vijoi sot takimet me banorët e njësive bashkiake 1 dhe 2 në kryeqytet.
Manastirliu u shpreh se takimet me qytetarët do të vazhdojnë derë më derë për të folur për shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje për të gjitha problematikat.
“Lagje më lagje, rrugë më rrugë. Këtu nga ‘Ushtari i Panjohur’ drejt rrugës ‘Tefta Tashko’, “Hoxha Tahsim’ për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë”, tha Manastirliu.
Manastirliu diskutoi me banorët për çfarë duhet të ndryshohet dhe çfarë duhet të përmirësohet.
“Bashkë do të jemi sy m’sy, derë më derë, për të folur për Tiranën. Për një Tiranë që dëgjon, për një Tiranë që kujdeset”, siguroi ajo.
Manastirliu po vijon turin e takimeve në kryeqytet, për të folur për filozofinë që udhëheq vizionin e saj për Tiranën 2030.
