Manastirliu në Selitë dhe Farkë: Zhvillojmë infrastrukturën dhe transportin për të nxitur agroturizmin në kurorën e gjelbër të Tiranës

nga L. M

Ogerta Manastirliu, ka vijuar turin e takimeve me komunitetet e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Selitë dhe Farkë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve të zonës.

Gjatë bisedave me banorët, Manastirliu vuri në pah potencialin që këto zona kanë për zhvillimin e agroturizmit, dhe të një modeli të ri të bashkëjetesës pranë natyrës. Ajo nënvizoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe transport, si pjesë e një plani të qartë për t’i dhënë një hov të ri kurorës së gjelbër të Tiranës dhe për të lidhur më mirë periferinë me qytetin.

Kemi një plan konkret për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës, për t’i dhënë një hov të ri agroturizmit në kurorën e gjelbër të kryeqytetit”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More