Manipulimi i zgjedhjeve/ Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë

nga Xh M

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se pavarësisht se e dinte që me Edi Ramën nuk do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita mori pjesë në to. “E kemi thënë vazhdimisht, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

Por kemi një rezolutë të Kuvendit Kombëtar, që bojkotin e ndalojmë. Ne hymë në këtë proces dhe ja ku jemi sot, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, që në Shqipëri u zhvillua një farsë”, tha Noka në “Off the Record” në A2 CNN. “Raporti paraprak i OSBE/ODIHR thotë “kushte të pabarabarta të garës”. Që këtu zgjedhjet kanë rënë”..

Sipas Nokës, i gjithë shteti u angazhua në mbështetje të PS për 11 majin. “Arbitri u shndërrua në shtet elektoral. Që nga punonjësi më i thjeshtë i administratës. Partia Demokraitke, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, fiton. Por në farsë, kurrë, në vendet ku qeveria zhvillon farsa, kjo nuk ndodh. Janë 4 rezoluta… Narkoregjimi nuk ka shumë ndjeshmëri për rezoluta apo qasje të tjera, për qeveri demokratike.

Megjithatë, rezoluta e Valencias, e Partive Popullore, vuri pikat mbi i dhe paralajmëroi që në Shqipëri, ky narkoregjim, zhvillojnë vetëm farsa”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More