Marrëveshja e paqes e gjithëpranuar – mundësia e ndalimit të luftës në Ukrainë.

nga L. M

Kina shpreson që të gjitha palët përkatëse të krizës së Ukrainës të marrin pjesë në bisedimet e paqes dhe të punojnë për të siguruar sa më shpejt që të jetë e mundur një marrëveshje paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning të hënën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me presidentin e ShBA-së Donald Trump në Uashington të hënën, pas bisedimeve që Trump-i pati me homologun e vet rus Vladimir Putin në Alaskë.

Duke komentuar mbi samitin ndërmjet Trump-it dhe Putinit, zëdhënësja e diplomacisë kineze vuri në dukje që Pekini mbështet të gjitha përpjekjet për zgjidhjen paqësore të krizës së Ukrainës, mirëpret vazhdimin e kontakteve ndërmjet Rusisë e ShBA-së, si edhe i inkurajon të dyja palët që të përmirësojnë marrëdhëniet midis tyre dhe të çojnë përpara zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More