Marrëveshja me Britaninë e Madhe, Dauti: Arritje e madhe për vendin

nga Xh M

Shkup, 25 maj – Marrëveshja për partneritet Strategjik në mes Qeverisë së RMV-së dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar, në vlerë prej 6 miliard eurove, është një arritje e madhe për vendin tonë, vlerëson për TVM2 Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

Sipas tij, ideja e kredis britanike është që të stimulojë rritjen ekonomike, të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, dhe shpërndarrjen normale të mirëqenies ekonomike të qytetarëve.

“Kredia britanike në RMV në planin ekonomik është e mirëseardhur, kuptohet nëse mjetet e dedikuara shpërndahen në projekte zhvillimore, siç është korridori 8, zhvillimi i sistemit hekurudhor. Por gjithashtu kjo kredi duhet të shpërndahet në sektore ekonomike me përparësi krahasuese, siç është prodhimi industrial dhe sektor tjerë. Është një shqetësim që lidhet me kontributin e kësaj kredie me rritjen e borxhit publik në shtet, por krahasimisht me vendet e Ballkanit Perendimor si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova, borxhi publik në RMV luhatet brenda normave margjinale të lejuara” – thotë Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

Sipas profesorit Dauti, nëse bëhet një krahasim me kredinë hungareze, kjo është më pozitive sepse na orienton kah Perëndimi dhe jo ka Lindja. Aliu, gjithashtu vuri në dukje edhe mundësinë e angazhimit të Kompanive të huaja dhe vendore në këto projekte.

“Benefiti i inkuadrimit në procesin kontraktual të punëve publike, me kompani të huaja, është transferi I njohurive “KNOË HOË”. Benefiti kryesisht mund të regjistrohet në kuptim të rritjes së punëdhënies, nga qytetarët e vendit, nëse angazhohen në projektet zhvillimore në procesin e punës përgjatë aktivitetit ekonomik. Krahasuar me kredinë hungareze e cila nuk ka dyshime në opinion se ka edhe origjinë kineze, kredia britaneze është më e përshtatshme edhe në planin politik, sepse mundëson lidhjen politike të vendit tonë me Perendimin dhe jo Lindjen” – deklaroi Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

Profesor Dauti krejt në fund theksoi se nëse mjetet financiare shpërndahen në sektor ekonomik me përparësi krahasuese, atëher ne si vend mund të regjistrojmë rritje ekonomike, e cila shoqërtohet me inflacion të ulët në planin afat-mesëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More